Icardi-PSG, sinjale lamtumire. Fajin e ka edhe Wanda Nara

4 Prill 2020
11:44
Alfred Lleshi
back button

Eksperienca në Parisi vlen në njëfarë mase dhe, mbi të gjitha, një vit atje është mirë. Aventura e Mauro Icardi te PSG duket se ka marrë fund, falë një skenari që nuk duket se e sheh argjentinasin në qendër të projektit parizien. Megjithëse transalpinët kanë mundësinë e blerjes së bomberit të Albiceleste për 70 milionë euro nga Interi, duket se nuk do ta bëjnë këtë.

Me pak fjalë, zikaltrit ndoshta duhet të gjejë një blerës të ri. Thomas Tuchel ka vendosur të rivlerësojë Edinson Cavani, i gatshëm të largohet nga Ligue 1, gjithsesi, me parametra zero së afërmi. Icardi, deri më tani, në radhët e PSG, ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje, por nga mesi i janarit e këtej performanca e tij ka rënë në mënyrë dramatike: vetëm 3 aktivizime si titullar. 

Por ka edhe më keq. Për shembull, drejtuesve të klubit francez nuk iu kanë pëlqyer qëndrime të caktuara të sulmuesit. Siç është raportuar nga “Sportweek”, në fakt, festa e ditëlindjes së Icardi, e organizuar nga partnerja dhe menaxherja e tij, Wanda Nara, menjëherë pas humbjes së parë në Dortmund, nuk është kapërdirë dot në kryeqytetin francez.

Fotografitë dhe videot e festës së shfrenuar përfunduan në rrjetet sociale, duke shkaktuar polemika dhe pakënaqësi. Prandaj, kjo e ka shtyrë PSG që të vlerësojë profile të reja për merkaton e verës, duke i dhënë fund “martesës” së përkohshme me ish-kapitenin e Interit. Në gjithë këtë, mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Juventusi. Gjithmonë, një spektator i interesuar për bomberin argjentinas. 

Ndjenja është se “Zonja e Vjetër” dëshiron t’i kthehet kësaj piste. Megjithatë, negociatat në aksin Torino-Milano, megjithëse marrëdhëniet janë më shumë se të përzemërta në nivelin e lartë të menaxhmentit, duket i komplikuar. Pra, me rëndësi është funksioni diplomatik i PSG-së, që mund ta blejë Icardin vetëm për ta shitur menjëherë te bardhezinjtë. Ndoshta edhe në emër të një shkëmbimi, që mbetet ende për t’u studiuar e zbuluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit