Ideja e çmendur e 41-vjeçarit Cisse: “Do të kthehesha të luaja në Ligue 1 për një arsye”

26 Janar 2023
15:26
Denis Hakanaj
back button

Kanë kaluar pothuajse pesë vite nga tërheqja e tij nga bota e futbollit. Megjithatë, në mendjen e Djibril Cisse ka një fiksim që mund ta çojë të veshë përsëri këpucët e futbollit.

Ish-lojtari i kombëtares franceze ka rrëfyer se nuk ndihet plotësisht i kënaqur për shkak të një arritjeje së cilës i shkoi shumë afër. Ish-sulmuesit, mes të tjerave të Liverpool-it, Marseille dhe Lazio, sot 41 vjeçm i mungojnë katër gola për të arritur shifrën e 100 golave në Ligue 1.

Vetëm katër gola që nuk e lënë të qetë dhe që mund ta shtyjnë të kthehet në fushë: “Janë dy vite që po provoj (të kthehet në Ligur 1), sepse jam një golashënues, një numër 9.

“Nuk më lë rehat fakti që jam vetëm katër gola larg 100 realizimeve në Ligue 1. Nëse dikush do të ma ofrojë këtë mundësi, do të luaja falas”, ka thënë Djibril Cinë dokumentarin ‘Le Crépuscule des champions’, të transmetuar në këto orë nga Canal+.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit