Idhull “Fenomenin” dhe xhiro në gjithë rruzullin, senatorja e Brazilit e nis me tripletë (VIDEO)

9 Qershor 2019
17:41
Anton Cicani
back button

Ka luajtur në Francë, Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut, por tashmë, në një moshë e cila po i afrohet fundit të karrierës, vesh fanellën e Sao Paolos në Brazil, vendlindja e saj…

Botërori i Femrave, që po zhvillohet në Francë, ishte një tjetër vitrinë për një futbolliste e cila te Selecao ka realizuar më shumë se 80 gola, nga viti 2003, kur edhe debutoi me kombëtaren e femrave. Brazili e nisi sot me fitore, pasi mundi Xhamajkën 3-0 dhe të tri golat u realizuan nga Cristiane Rozeira de Souza Silva, ose shkurt "Cristiane".

Në vitin 2007, arriti të shkonte deri në finale me Brazilin e femrave, ndërsa sivjet do të tentojë ta fitojë. Pesë vite më parë fitoi Këpucën e Artë në Copa America për femra me Brazilin, ndërsa është 34 vjeç.

Idhull fëmijërie Ronaldo Luiz Nazario da Lima, ose shkurt "Fenomenin", Cristiane nuk mund të kërkonte më shumë se sa kaq në debutim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit