Idrizaj: Kemi grup me cilësi, Kamza mbetet në Superligë

9 Dhjetor 2018
16:07
back button

Mbrojtësi  i krahut të djathtë te Kamza, Hektor Idrizaj, u zgjodh futbollisti i ndeshjes, pas fitores me Luftëtarin. Atij ju desh të ndryshonte rol gjatë ndeshjes, pas dëmtimit të dy qendërmbrojtësve të Kamzës. Idrizaj foli për mikrofonin e Supersport, duke u shprehur se skuadra ka vështirësi me dëmtimet, por ai shprehu besimin se deri në fund të kampionatit, gjërat mund të ndryshojnë.

Në këtë moment rëndësi ka që të jemi efektiv në çdo pozicion. Kemi pasur shumë probleme me dëmtimet, patëm ndryshime rolesh. Ishte një fitore me një rival direkt. Ishte oksigjen për ne. Ardhja e presor Nestit na ka rritur më shumë përqëndrimin, i analizojmë kundërshtarët.

 Të gjithë seancat i përgatit në bazë të kundërshtarit të radhës. Unë jam shumë herë më mirë mbrojtës i djathtë, jap më shumë për ekipin këtu. Por nga që është moment i vështirë, do duhet të adaptohemi aty ku na kërkohet.

Ky është viti idytë që unë jam këtu, është ruajtur shumë nga grupi i kaluar. Unë mendoj se grupi ka shumë kualitet, besimi ësthë i plotë se mund të ecim para, padyshim që gara është shumë e fortë”-tha Idrizaj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit