Idrizi: Flamurtari nuk zbret në fushë, nëse FSHF nuk mban përgjegjësi për infektimin

11 Maj 2020
10:13
Alfred Lleshi
back button

FSHF po këmbëngul me forcë, që sezoni futbollistik të rinisë e të përfundojë i gjithi vë vendin tonë, mirëpo ka edhe kundërshtarë të kësaj ideje. Kështu, trajneri i Tiranës kryesuese, Emanuel Egbo, mendon se futbollistët janë kthyer në maratonistë këto dy muaj izolimi, pa stërvitje specifike, por vetëm duke vrapuar ku të mundin, ndaj të mbyllet këtu kampionati, me bardheblutë kampionë.

Më i prerë në qëndrimin e tij është administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili thotë se nuk do ta zbresë skuadrën e tij në fushë, duke qenë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për infektimin e ndonjë futbollisti, sipas ndryshimeve të reja në Kodin Penal. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ora News”, drejtuesi i kuqezinjve është shprehur qartë:

“Futbolli është gati. Por, siç mendohet të kthehet në Europë, ne nuk jemi gati. Në rastin më konkret, në Shqipëri, ligji dënon ata që e transmetojnë pa vetëdije virusin. Janë disa situata që nuk janë të qartësuara. Në Gjermani dhe Britani, futbolli është degë e ekonomisë. Këtu në Shqipëri nuk është pjesë e saj. Qytetarët përmes taksave financojnë skuadrat. Ne nuk kemi industri të futbollit. Në thelb, Flamurtari nuk është mirë në kampionat. Ne kemi bërë një kampionat të shëmtuar.

Ne kemi probleme të mëdha, që lidhen drejtëpërdrejtë me investitorët. Fondet e Flamurtarit janë të bllokuara. Ne nuk zbresim në fushë, nëse FSHF nuk mban përgjegjësi për transmetimin e sëmundjes. Na hedhin në gjyq, pasi një lojtar mund të thotë që jam infektuar gjatë ndeshjes që kemi zhvilluar në Vlorë. Këta e organizojnë kampionatin dhe këta duhet të mbajnë përgjegjësinë. Unë kam qenë i pari që kam dashur ndërprerjen e kampionatit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit