Idrizi gjen alibinë e radhës, Flamurtari një nëndetëse pa shpëtim

7 Shkurt 2020
19:21
Eraldo Harlicaj
back button

Administratori Sinan Idrizi nuk është një ndër figurat më të dashura në Vlorë. Flamurtari i tij po dergjet në fundin e tabelës së klasifikimit dhe ka prerë që tani biletën për Kategorinë e Parë. Zyrtari i lartë i vlonjatëve tregon se pret që problemet që ka me pagesa të mbyllen dhe skuadra e tij të licencohet. 

Ai beson se do të ketë zgjidhje gjithçka në një bisedë për RTSH Sport. “Ne kemi shlyer borxhe, por unë e kam thënë më parë e them edhe sot se bëhet fjalë për një dyzinë lojtarësh që po paguhen nga klubi dhe nuk janë vetëm disa. Meqë transfertat janë bërë nga Turqia në drejtim të avokatit që janë bërë. 

“Ka edhe konfirmime që një zot e di se si vijnë dhe nga vijnë, por një situatë që nuk po i jep dikush zgjidhje. Janë bërë pagesat, por kemi 8-9 ditë që presim dhe askush nuk po na e zgjidh siç duhet”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit