Igli Tare “bën pazar” te Juventusi, ja sulmuesi që e intrigon

6 Janar 2020
10:21
Alfred Lleshi
back button

Viti 2020 i Lazio-s filloi përsëri në emër të fitores. Kundër një Brescia të mirë, Immobile iu dha tri pikët bardhekaltërve të Inzaghi. Edhe në merkato, kryeqytetasit janë gati “t’i tregojnë dhëmbët”. Sipas “Corriere dello Sport”, Lotito dhe Tare kanë futur në rreth sulmuesin Marko Pjaca. Lazio intrigohet shumë nga kroati dhe është gati të futet fuqishëm në garën për shërbimet e tij. Për këtë duhen plotësuar kushtet e Juventusit, që zotëron kartonin e futbollistit. Pjaca do të përfaqësonte një alternative shtesë brenda skuadrës bardhekaltër. Falë shkathtësisë, kroati mund të luajë si sulmues i jashtëm dhe në qendër. 

Konkurrenca për të, sidoqoftë, është e pamëshirshme. Në epërsi, për momentin, duket se është Cagliari. Sardenjasit qëndrojnë me interesimin e tyre afër Pjaca dhe ndeshja e sotme me bardhezinjtë mund të ishte mundësia e duhur për të bërë goditjen. Bardhekaltrit qëndrojnë te dera, të gatshëm për të shfrytëzuar rastin. Igli Tare kërkon t’i japë një dhuratë të çmuar Simone Inzaghi. Ndërkohë, Marko Pjaca është edhe në radarët e Parmës e Veronës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit