Igli Tare “divorc” me Lazio pas 15 vitesh, drejtuesi shqiptar në kërkim të një aventure të re

25 Maj 2023
13:02
Telesport
back button

Aventura e Igli Tare në detyrën e drejtorit sportiv të Lazio ka ardhur në fund. Shqiptari do të lërë skuadrën e kryeqytetit italian pas 15 vitesh bashkëpunim, lajm që konfirmohet sot nga të gjitha mediat italiane.

Sipas tyre, lajmi do të zyrtarizohet pasi të përfundojë kampionati, për të evituar çdo problem me skuadrën, që ka siguruar një vend në Champions League sezonin tjetër. Në vendin e Tare do të vijë Angleo Fabiani, që aktualisht është me ekipin e të rinjve dhe atë të femrave te Lazio.

Duket se përplasjet që Tare ja patur së fundi me presidentin e Lazio, Claudio Lotito, kanë sjellë këtë divorc. Klubi ka vendosur të mos i rinovojë kontratën drejtuesit shqiptar, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Tashmë Tare është në kërkim të një skuadre të re edhe pse zërat kanë qenë të shumta për të drejtuar disa ekipe “big” në Serie A, përfshi edhe Juventus. Igli Tare konsiderohet si një nga drejtuesit më të suksesshëm në Itali në vitet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit