Igli Tare: Jemi më të penalizuarit mes tre kryesuesve. Ky grup meriton respekt, nuk dorëzohemi!

8 Korrik 2020
10:13
Alfred Lleshi
back button

Pak para ndeshjes kundër Lecce, drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, dëshironte të tërhiqte vëmendjen për kalendarin e të tijve, duke u ankuar për detyrimin, karshi të cilit po nënshtrohet skuadra e Inzaghi në garën për titull. “Ndër tri skuadrat më të mira, që luftojnë për titull, ne jemi më të penalizuarit në drejtim të grupit të lojtarëve dhe kohës, – tha Tare.

– Kjo është ndeshja e katërt, nga pesë, që luajmë çdo tri ditë. Kjo do të thotë shumë, edhe nëse nuk është një justifikim. Ne e sqaruam edhe dje, ky grup beson akoma te titulli. Nuk mendoj se duhet të heqim dorë nga kampionati. Ky grup meriton respekt, ka luftuar dhe po lufton për diçka shumë të rëndësishme. Për sa kohë që ka shpresë, ne do të besojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit