Igli Tare mposht Barcelonën, “blindon” xhevahirin bardhekaltër

16 Mars 2020
9:02
Alfred Lleshi
back button

“Dashuri në kohën e kolerës”. Kështu mund të konsiderohet rinovimi i kontratës së Lazio me yllin e vet, Luis Alberto. Ndërkohë që Italia është gjunjëzuar nga “Coronavirus”m në karantinë totale, Igli Tare nuk pushon. Në kushtet e izolimit, drejtori sportiv bardhekaltër ka siguruar zgjerimin e marrëveshjes me një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. 

Siç njofton “Sky Sports”, palët kanë rënë dakord për ta rinovuar bashkëpunimin deri më 2025. Në kushtet kur e kërkon edhe Barcelona, pyetja që ngrihet është e tillë: si u bind futbollisti në fjalë për këtë hap? Kuptohet, ka vendosur kriteri financiar. Luis Albertos i është dyfishuar paga, duke i kapërcyer 3 milionë euro në vit, plus bonuset.

Pra, ai futet në atë nivel pagash të lojtarëve kryesorë bardheklatër, si Immobile dhe Milinkovic-Savic. Interesant është fakti se nuk do të fiksohet klauzolë largimi në kontratën e spanjollit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit