Igli Tare në provë, Barcelona i shënjestron xhevahirin e skuadrës

14 Mars 2020
9:38
Alfred Lleshi
back button

Lazio është padyshim surpriza e madhe e sezonit të Serie A. Dhe Presidenti Lotito tani do të duhet ta ruajë grupin (verën e ardhshme) nga të gjitha sulmet, që mund të vijnë në merkato, duke pasur parasysh xhevahiret e shumta të nxjerra në pah nga puna e Simone Inzaghi.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, një lojtar bardhekaltër ka përfunduar në planet e Barcelonës. Nuk po flasim për Milinkovic, Luis Alberto apo Immobile. Në vend të tyre, Luiz Felipe, mbrojtësi i lindur më 1997, i cili është rritur shumë në muajt e fundit.

Klubi Blaugrana e ndjek prej kohësh atë. Në pesë ndeshjet e fundit të Serie A, përpara pezullimit për shkak të “Coronavirus”, e studiuan nga afër. Lazio, megjithatë, dëshiron ta blindojë atë përmes zgjatjes së kontratës. 

Paga e tij është më pak se një milion euro në sezon. Ai fiton pak, shumë më pak se niveli që ka, duke marrë parasysh edhe moshën e tij. Çështja e rinovimit, të cilën Igli Tare duhej ta kishte trajtuar tashmë dhe zgjidhur paraprakisht, mbeti në pritje të gjatë.

Duke parë se ekziston një hendek i konsiderueshëm mes kërkesave (ofertave), palët morën kohë për rinovimin e mundshëm. Sigurisht, do të ketë akoma kohë për Lotito dhe Tare, edhe pse nuk është e thjeshtë të frenosh interesin e një klubi si Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit