Iker Casillas është i bindur: Real Madridi ishte “top” edhe pa Rüdiger e Tchouameni

27 Qershor 2022
15:58
Alfred Lleshi
back button

Bota e futbollit sot i ka ngulur sytë te një akt, që ka bërë bashkë në Madrid jo vetëm emrat e mëdhenj të këtij sporti, por edhe më shumë se gjysmë mijë relike historike të lojës së bukur.

Ndër ata që erdhën nga ai grup i parë në projektin ‘Legends’ (koleksioni më i madh në historinë e relikeve të futbollit) ishte Iker Casillas, i cili, pse jo, më shumë se një relike është historia e gjallë e futbollit spanjoll.

Ish-portieri i Real Madridit pati kohë të vlerësonte futbollin aktual gjatë prezantimit të muzeut dhe u fokusua kryesisht në tregun e transferimeve, në të cilin Real Madridi tashmë kryeson nënshkrimet për sezonin e ardhshëm.

“Mendoj se janë përforcime shumë të mira. Rüdiger më duket shumë i rëndësishëm për të mbajtur një linjë të qëndrueshme në prapavijë në mënyrë që skuadra të konsolidohet.

Gjithçka është ende shumë e freskët, me fitimin e dy titujve, për të menduar për sezonin e ardhshëm”. Në përgjithësi, kolegët e shtypit iberik kanë dashur të dinë mendimin e Iker Casillas nëse ish-skuadra e tij duhet të forcojë pozicione të tjera, si për shembull një dublues të Karim Benzema.

“Skuadra bëri mjaft mirë sezonin e kaluar. Nuk është çështja të kërkojmë më shumë. Ne duhet të vlerësojmë atë që është bërë sezonin e kaluar”, – pranoi madrileni, i cili supozon se ata që kanë ardhur këtë verë e kanë konsoliduar edhe më shumë skuadrën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit