Ikona e NBA-së gati të rikthehet në parket: Po stërvitem, gjithçka mund të ndodhë

9 Shtator 2019
13:38
Telesport
back button

Basketbollisti Dwyane Wade, i tërhequr nga sporti këtë verë, mund të rikthehet të luajë sezonin e ardhshëm. Lojtari është transferuar së fundi në Los Anxhelos, duke dalë shpesh në krah të mikut të tij LeBron James. Kjo dyshe fitoi dy tituj kampionë me Majemi disa vite më parë.

Për momentin, mediat amerikane shprehen se Wade do të jetë “konsulent” i stolit të Lakers, ku pritet të shihet shpesh gjatë sezonit të ri. Gjithsesi, gjërat mund të ndryshojnë dhe ai që e konfirmon një rikthim të mundshëm në parket është vetë 37-vjeçari Wade.

Jam tërhequr nga basketbolli, por trajneri më thotë të stërvitem dhe të jem në formë në rast se mund të ndodhë diçka e papritur. Ndaj po stërvitem dhe jam në formë, pasi jetës nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë. Ndoshta rikthehem. Kurrë mos thuaj kurrë”, tha Wade.

Wade dhe James me Miami

Lajme të tjera

Lajmet e fundit