Ikona e Serie A “bekon” kalimin e Sanchez tek Interi

20 Gusht 2019
9:19
Alfred Lleshi
back button

Alexis Sanchez është një “profesionist shembullor”, që do ta rifitojë formën maksimale sportive tek Interi. Kështu mendon ish-shoku i tij i skuadrës, Antonio Di Natale. Kilieni mund ta lërë Manchester United për një marrëveshje fillestare huazimi në Serie A, një kampionat ku luajti së bashku me Di Natale për Udinese, midis viteve 2008-2011. “Sanchez tek Interi do të ishte një goditje e jashtëzakonshme, një marrëveshje pozitive për të dyja palët, – tha ish-sulmuesi italian për “Gazzetta dello Sport”. 

– Alexis është një profesionist shembullor, një lojtar që mbërrinte gjithmonë herët për seancat stërvitore dhe jepte maksimumin gjatë ndeshjeve. Ai po kthehet në Itali, ku la një reputacion të shkëlqyer. Alexis e ka përgatitjen e nevojshme për një sezon të jashtëzakonshëm. Patjetër, ka nevojë që njerëzit të kenë besim tek ai. Unë jam i sigurt se do të bëjë më të mirën me Conte”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit