Iku nga Fshati Olimpik, shtangisti kapet, dërgohet në vendlindje dhe humbet Olimpiadën

22 Korrik 2021
12:08
Telesport
back button

Peshëngritësi nga Uganda, Julius Sekitoleko, që ishte zhdukur nga Fshati Olimpik disa ditë më parë, është gjetur nga autoritetet policore të Japonisë dhe më pas është dërguar mbrapsht në vendlindje.

Sportisti ishte larguar nga Fshati Olimpik, duke thënë se nuk dëshironte të kthehej më në vendlindje. Pas disa ditë kërkimesh, u zbulua se ai kishte marrë trenin për një qytet tjetër, 200km larg Tokio, ku dhe u gjet.

Edhe pse kishte shprehur dëshirën për të qëndruar në Japoni, shtangisti 23-vjeçar nga Uganda është dërguar në shtëpinë e tij. Për pasojë, ai nuk do të ketë mundësi të garojë në Lojërat Olimpike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit