Iku Selmani, Laçi firmos me zëvendësuesin. Gjiganti 2.04 metra vjen nga Moldavia

5 Gusht 2019
15:36
Alfred Lleshi
back button

Iku një profesionist i madh dhe portier i shkëlqyer si Gentian Selmani, vendin e tij te Laçi e zë një gjigant i vërtetë për nga shtatlartësia. Fjala është për moldavin Dimitri Stazhila. 28-vjeçari i lindur të Tiraspol ka firmosur kontratën me kurbinasit dhe do të mbrojë “kuadratin” e kësaj skuadre në sezonin e ri. I gjatë 2.04 metra, si një basketbollist i vërtetë, ai ka firmosur për dy sezone me kurbinasit. Për të nuk do të jetë eksperienca e parë shqiptare, sepse më herët, në vitin 2015, ka luajtur edhe për Kukësin, ku ishte i huazuar. 

Asokohe, ai luajti 4 ndeshje me verilindorët. Në karrierën e tij, ky portier ka veshur edhe fanellën e FC Sheriff Tiraspol (63 ndeshje), skuadrës që eliminoi Partizanin nga Lia e Europës së fundi; të FC Kuban Krasnodar, FC Mashuk-KMV Pyatigorsk dhe Al-Mujazzal. Ai ka mbrojtur edhe portën e kombëtares U-19 të Moldavisë, në rininë e vet.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit