Ilary Blasi, pas timonit të Range Rover-it luksoz. Larg prej të gjithëve…, edhe nga Totti

29 Shtator 2022
19:00
Alfred Lleshi

Korrikun e kaluar, lajmi për ndarjen e Francesco Totti dhe Ilary Blasi i tronditi të gjithë. “Kush e di si do të organizohen me fëmijët e tyre, me pronat”, – pyetën disa (pati edhe nga ata që pyesnin veten se si do t’i ndanin kotelet). Mes dyshimeve ishte edhe se kujt do t’i shkonte garazhi milioner i çiftit. Mëngjesin e sotëm vetë Ilary dha një “piketë sociale” për këtë.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Ilary Blasi është zgjuar e shkëlqyeshme dhe e ndezur, çka e dëshmon “historia” e publikuar në profilin e saj në Instagram. Në pamje, prezantuesja televizive tregon një paraqitje të shkurtër të këmbëve të saj dhe një fustan elegant “fuchsia”, duke sugjeruar se është ulur në një makinë.

Në plan të parë qëndron një timon, ai i “Range Rover Velar” të saj të bukur. Natyrisht, fotoja është bërë me mjetin të palëvizur, para nisjes, siç konstatohet edhe nga shpejtësia me shifrën e ndalur te zero.

Ky model makine u prezantua në “Motor Show” e Gjenevës më 2017 dhe është një nga SUV më të njohura në gamën e “Range Rover”. Velar është i pajisur me një motor 2.0 me katër cilindra 204 HP që lejon një sprint nga 0 në 100 km/h për 8.2 sekonda dhe shpejtësi maksimale të arritshme prej 210 km/h.

Versioni më i fuqishëm, nga ana tjetër, përmban një 3.0 me gjashtë cilindra me 300 kf, i aftë për një sprint nga 0 në 100 km/h në 6.5 sekonda dhe për të arritur 230 km/h. Çmimi i kësaj makine, në varësi të zgjedhjes së modelit, varion nga 62 mijë deri në 95 mijë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit