Ilir Daja: “Fitorja i buzëqeshi Tiranës, nuk i mësoj lojtarët të kërkojnë penallti”

21 Dhjetor 2018
19:11
back button

Pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Tiranës dhe në duelin ndaj ish-ndihmësit të tij, që tashmë udhëheq bardheblutë, trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja është shfaqur i qetë përballë gazetarëve. Keqardhja e Dajës qëndron te fakti që vlonjatët nuk vijuan kursin e rezultateve pozitive, për ta mbyllur këtë vit me fitore. “Edhe pse me mungesën e Bushic, kemi patur shanset tona për të shkuar te goli, sikurse kundërshtari. Mendoj se kemi qenë më pranë portës kundërshtare dhe në administrimin e topit, por në fund fitorja i buzëqeshi Tiranës, sikurse mund të na buzëqeshte edhe ne, për mënyrën se si u zhvillua loja. Ky është futbolli, ia komunikova këtë edhe futbollistëve të mi, të cilët i falenderova për kontributin e dhënë dhe i shperha keqardhjen që nuk arritëm dot të vijonim edhe më tej ecurinë pozitive. Nuk kemi qenë asnjëherë kontigjent i plotë, madje edhe sot treshja e sulmit nuk ishte në gjëndjen më të mirë”, komentoi tekniku i vlonjatëve.

“Unë nuk i mësoj futbollistët që të kërkojnë penallti, madje nuk përcaktojmë asnjë futbollist që do të ekzekutojë penallti, sepse nuk kemi marrë asnjë të tillë. Edhe te momenti i golit të pësuar, nuk ishte faji i futbollistit të shtrirë në tokë, por i lojtarit që duhet të bënte dyfishimin e markimit. Unë shpresoj që si gjithmonë te Flamurtari janë zgjidhur dhe besojmë se edhe ky ngërç i momentit të gjejë zgjidhje. Shpresojmë që të bëjmë edhe më mirë në gjysmën e dytë të kampionatit, për të mundësuar vijimin e këtij projekti”, deklaroi trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit