Ilir Daja: Fusha na penalizoi, ai mund të jetë e ardhmja

2 Dhjetor 2018
16:47
Denis Hakanaj
back button

Flamurtari i Ilir Dajës ka konfirmuar mungesën e vazhdimësisë pas humbjes 1-0 të pësuar sot në fushën e Kastriotit, e cila ka ardhur pas fitores të rëndësishme të marrë kundër Partizanit në javën paraardhëse. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga trajneri Daja për SUpersport pas ndeshjes.

Mungesa e vazhdimësisë – "Është e vërtetë se mbas një fitore me Partizanin, vendi i parë, mundemi nga vendi i fundit. Nuk u përshtatëm mirë me terrenin. Besoj se në pjesën e dytë lojtarët treguan një farë karakteri duke u përshtatur me lojën, por nuk bëmë atë që duhej".

Fusha e keqe – "Ndikoi shumë. Problemi është se duhej të bënim më mirë, por ka patur shumë ndërprerje të lojës. Nuk arritëm të përshtateshim me terrnin dhe kjo na ka penguar të dalim në lojën tonë. Në këto fusha teknika del jashtë loje, duhet më shumë një lojë fizike, por ne nuk e bëmë dot".

Qirko – "Paraqitja e portierit tonë ka qenë e shkëlqyeshme. Është një portier i së ardhmes dhe e ka treguar edhe sot se mund të bëhet një nga më të mirët e kampionatit shqiptar".

Asnjë gjuajtje në portë – "Mbetet për t'u punuar në të ardhmen që ta përmirësojmë këtë element negativ".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit