Ilir Meta “del nga shinat” presidenciale, feston si i çmendur golin e kombëtares

11 Shtator 2019
10:29
Alfred Lleshi
back button

Ndryshoi axhendën dje në mëngjes, vetëm për të qenë në mbështetje të djemve kuqezinj, në “Elbasan Arena”. Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, i veshur me fanellën e kombëtares, ka qenë një nga tifozët më të zjarrtë të saj. Ai është fotografuar si një “ultras” i vërtetë në rastin e golit të parë të tanëve, që i hapi rrugën fitores së vështirë, por të merituar, me shifrat 4-2 ndaj Islandës. Nuk është hera e parë që Zoti Meta shfaqet në një stadium, teksa lidhja e tij me sportin daton herët. 

Vetë është marrë me peshëngritje, ndërkohë që ka provuar të bëjë edhe komentatorin radiofonik të futbollit për pak kohë, në emisionin e mirënjohur të “Radio Tirana”, “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, me themelues të mirënjohurin Ahmet Shqarri. Ai, bashkë me kryeministrin Edi Rama, që i takoi kuqezinjtë dje në mëngjes, në Durrës, rezultuan ogur i mirë kësaj radhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit