“Im bir nuk pati kurrë frikë, kërkoi vetëm diçka”, rrëfehet mes lotësh i ati i ish-futbollistit që u nda nga jeta 18 vjeç (VIDEO)

2 Qershor 2020
17:54
Telesport
back button

Ndarja nga jeta e Dorian Tahirllarit, babi i ish-futbollistit bën rrëfimin e dhimbshëm: Nuk kishte frikë se do vdiste, ja çfarë më thoshte

Ndarja nga jeta e ish-futbollistit të Skënderbeut Dorian Tahirllari (pjesë e Akademisë) në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, pas një beteje 2-vjeçare dhe 4 operacioneve, ishte lajmi më i dhimbshëm për komunitetin sportiv dhe jo vetëm.

Një tronditje e madhe dhe një dhimbje që la pas, sidomos te familjarët dhe ata që mundën ta njihnin.

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, për emisionin “Pressing” në ABC News, u shpreh: “Më lejoni të shpreh ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e Dorianit, që e humbëm dhe ishte për ne të gjithë një dhimbje e madhe”.

Ngushëllime edhe nga presidenti i FSHF, Armand Duka, teksa së fundmi ka folur edhe i ati i Dorit, Florenti. Për “Shqipëria Live”, ai deklaroi se i biri nuk u frikësua kurrë përpara asaj që mund të ndodhte.

“Doriani ishte një djalë i fortë. Asnjëherë nuk tha, “o ba të lutem më shpëto”, jo. Nuk tha kam frikë nga vdekja. i kam bërë një vizitë në Turqi. As mamasë nuk është se i ka lënë ndonjë shenjë”.

“Ai e kishte kuptuar shumë mirë. Më lutej që ta sillja në shtëpi. Më tha më ka marrë malli për gjyshen, gjyshin, për shokët. Ende nuk e besoj që ai ka vdekur”, u shpreh Florent Tahirllai, babi i ish-futbollistit 18-vjeçar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit