Immobile “kurorëzon” Lewandowski: Është qendërsulmuesi më i fortë në botë

22 Shkurt 2021
12:08
Alfred Lleshi
back button

Lazio-Bayern Munich është pranë, ndaj vëmendja e tifozëve dhe profesionistëve është e drejtuar në veçanti te kjo sfidë e Champions-it. Në “Olimpico”, Ciro Immobile në njërën anë, Robert Lewandowski në anën tjetër. Ky duet përsëritet, teksa sezonin e kaluar dominoi garën për “Këpucën e Artë”, e cila u mbyll me italianin fitues. Në fushë, mes të dyve, janë 50 gola sezonalë: 19 për Immobile dhe 31 për Lewandowski.

I intervistuar nga UEFA, sulmuesi i Lazio theksoi vështirësitë e natyrshme në një ndeshje kundër një ekipi shumë të fortë dhe të frikëshëm si Bayern Munich, por me disa dobësi për t’u shfrytëzuar: “Bayerni është një ekip shumë sulmues dhe i shpejtë, luan futboll total, kështu që do të jetë e vështirë ta ndalosh kur sulmon. Ne do të përpiqemi t’u hapim disa probleme bavarezëve, duke shfrytëzuar dobësitë e tyre. Është e qartë se nuk do të kemi aq shumë shanse sa në ndeshjet e mëparshme, kështu që duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të përpiqemi ta kapim kundërshtarin në befasi”.

Referenca për krahasimin me kolegun polak, të kurorëzuar si bomberin më të mirë aktual në planet, është e pashmangshme: “Çfarë më pëlqen më shumë tek Robert Lewandowski? Që nuk është kurrë i kënaqur. Çdo vit përpiqet të përmirësojë dhe kapërcejë kufijtë e tij, edhe nëse tashmë është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është një sulmues i kompletuar. Mendoj se aktualisht është qendërsulmuesi më i fortë në botë, kështu që do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj tij. Ishte e pabesueshme ta mposhtja atë në garën e “Këpucës së Artë”. Sfidimi i lojtarëve të mëdhenj si ai dhe Cristiano Ronaldo më bën shumë të lumtur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit