Immobile: Ndihesha si fëmijë pa lodra, i kam kushtuar jetën futbollit! Shembulli im quhet Ibrahimovic

24 Nëntor 2020
23:37
Telesport
back button

Ciro Immobile, ylli i Lazios i cili fitoi sonte kundër Zenit, foli për Sky Sport pas ndeshjes: “Kur nuk luaj, jam si një fëmijë të cilit i hiqen lodrat. Unë i kam kushtuar një jetë futbollit, kështu që zemërimi është i dyfishtë kur nuk mund të luaj.

Sot isha entuziast, doja të jepja diçka më shumë për ekipin që deri më tani është sjellë shumë mirë. Po hyj në shumë renditje të klubeve dhe është e bukur, lexoj emra që kanë bërë histori dhe më bëjnë krenar.

Unë e marr, por e ndaj me të gjithë. Kur arriti Ronaldo kisha një nxitje shtesë që të paktën të dilja në të njëjtin nivel, e njëjta gjë me Ibrahimovic.

Unë studioj shumë me ta, duhet ta bësh me kampionë si ata. Jam i lumtur me këtë kombinim, shpresoj të arrij si Ibra në moshën e tanishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit