Incident diplomatik, kombëtarja iraniane 4 orë peng në aeroportin amerikan

8 Korrik 2019
19:13
Telesport
back button

Kombëtarja iraniane e volejbollit për meshkuj është mbajtur e mbyllur për 4 orë në aeroportin e Çikagos. Të gjithë lojtarët dhe anëtarët e delegacionit iranian të rrjetës janë marrë në pyetje një e nga një nga autoritetet kufitare amerikane.

Delegacioni i është përgjigjur pyetjeve që kanë të bëjnë me jetën personale, familjare, rreth miqve dhe sportit. Një “hetim” torturues për sportistët, pasi ka ardhur pas 30 orësh rrugë, nga Teherani në Çikago, ku këtë fundjavë (10-14 korrik) do të luhet faza finale e turneut VNL (Volleyball Nations League).

Kjo ngjarje ka krijuar mjaft protesta nga ana e Ministrisë së Jashtme të Iranit, që shprehet se lojtarët janë keqtrajtuar në aeroport dhe e konsideron këtë një incident diplomatik. Ndërsa Federata Iraniane e Volejbollit ka protestuar pranë Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB) për këtë incident.

Gjithsesi, në fund delegacioni është lënë i lirë të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kombëtarja e Iranit ndodhet në Grupin B, së bashku me Brazilin dhe Poloninë. Ndërsa në Grupin A janë ekipet e Amerikës, Rusisë dhe Francës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit