Incidentet në derbin e Manchesterit, momenti i trishtë kur mamaja largon djalin nga stadiumi! (Video)

8 Dhjetor 2019
10:29
back button

Manchester United triumfoi ndaj Cityt në derbin e madh me shifrat 1-2. Pavarësisht lojës së bukur dhe rasteve të shumta, derbi u njollos nga incidenti i Fred me tifozët e Cityt, të cilët hodhën çakmakë dhe shishe drejt tij, si dhe shumë thirrje raciste.

Pikërisht në këtë incident që ndodhi, nga pamjet është vënë re dhe një moment mjaft i trishtë për futbollin, pasi të tilla ngjarje më shumë i largojnë njerëzit nga sporti. Në momentin që tifozët e Cityt po hidhnin sende në fushë dhe po lëshonin ofendime drejt Fred dhe lojtarëve të United, një grua, pjesë e tifozëve të Cityt, ka marrë djalin e saj dhe është larguar nga stadiumi. (Minuta 1:08 në video)

Pikërisht këto ngjarje i largojnë njerëzit nga stadiumet, prandaj kurrë nuk duhet të përsëriten dhe të ndodhin në asnjë stadium të Botës. Federata angleze pritet të marrë masa dhe dënime në lidhje me këtë incident të ndodhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit