Incidenti në Spanjë, Lorenzo: Ja çfarë ndodhi në pistë, kërkoj ndjesë

17 Qershor 2019
9:38
Telesport
back button

Më vjen keq për kolegët e mi, do të preferoja që të isha rrëzuar vetëm unë dhe jo të tjerët”, ka deklaruar Jorge Lorenzo. Piloti spanjoll i Honda ishte protagonist i një aksidenti në garën e zhvilluar dje në Barcelonë. Në momentin që u rrezua në kthersën nr.10, ai u përplas edhe me 3 pilotë të tjerë: Vinales, Rossi e Doviziozo.

Të gjithë po duelonin për fitoren e garës, përfshi edhe vetë Lorenzo: “Po dueloja me ta, madje po rikuperoja. Në momentin që hyra në kthesë, për të mos goditur Dovizioso ula shpejtësinë. Për fat të keq, goma e pasme u bllokua dhe rrëshkita”, tha Lorenzo.

Më tej, spanjolli thotë: “Ajo është një tip kthese që gjeneron probleme të tilla. Më vjen keq, krijova shumë probleme tek kolegët e mi dhe u prisha garën”. Nuk dihet nëse ndaj Lorenzo do të merret ndonjë masë për garën e radhës apo jo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit