Infantino: “Klube e kombëtare, Botërori ndryshon. VAR më ka befasuar”

2 Janar 2019
12:08
back button

Në Abu Dhabi do të zhvillohet ceremonia e përvitshme e Globe Soccer Awards dhe i pranishëm edhe presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, i cili ka dhënë një intervistë për Sky Sport, duke prekur tema të ndryshme, duke nisur nga teknologjia VAR. 

"Uroj të jetë një vit futbolli me zbavitje dhe pa ngjarje të shëmtuara. Kam mbetur i trishtuar dhe i sikletosur nga ajo që ndodhi me Koulibaly në Inter-Napoli: solidaritet maksimal për futbollistin dhe duhet të punojmë me më shumë për të luftuar racizmin në futboll, me fakte, jo me fjalë, duke pritur që të ndodhë diçka e rëndë për të reaguar. Është e pakonceptueshme që të vdesësh për një ndeshje futbolli, ligjet duhen ndryshuar, por mbi të gjitha duhen zbatuar". 

BOTËRORI I RI PËR KLUBE – "Njerëzit nuk e kanë më qejf këtë kompeticion, nuk krahasohet me Kupën e Botës, për shembull. Në duam të krijojmë një Botëror me 24 skuadra nga e gjithë bota, që do të ndeshen në harkun e 2 javëve. Diskutimi kryesor është nëse do ta zhvillojmë çdo vit, një herë në 2 apo 4 vjet. 

BOTËRORI ME 48 EKIPE – "Botërori 2022 në Katar? Po shohim nëse mund ta rritim numrin në 48 skuadra, sepse pjesëmarrja në të është shumë e rëndësishme për çdo vend. 

VAR – "Është diçka që i bën mirë futbollit, jep më shumë drejtësi. Falë VAR kemi hequr qafe golat në pozicion jashtë loje dhe thuajse gjithë gabimet e bujshme. Fillimisht isha edhe unë mosbesues, por tashmë të gjithë flasin, të gjithë duan VAR. Ka ende nevojë për përmirësim, por kjo është rruga e duhur". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit