“Inferiorë”, Zaniolo i kundërpërgjigjet tifozëve të Lazio-s

18 Janar 2020
19:50
back button

Nicolo Zaniolo ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm në gju javën e kaluar në ndeshjen e Romës ndaj Juves (të njëjtin fat kishte edhe Demiral i bardhezinjve).

Talenti italian i është nënshtrua operacionit dhe ka nisur fazën e riaftësimit dhe synimi i tij është Euro 2020 në verë, por do të jetë e vështirë.

Gjatë ndeshjes së Lazio-s ndaj Sampdoria-s, e fituar 5-1 nga kryeqytetasit, disa tifozë të “Curva Nord” kanë kënduar disa këngë ofenduese ndaj Zaniolo-s.

Tani mesfushori italian i është kundërpërgjigjur me një fjalë “Inferiorë” teksa më poshtë ka shkruar “forca Roma përgjithmonë”.

Më poshtë keni foton e marrë nga “story” i tij në Instagram.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit