Iniesta, komplimentet për yllin e Serisë A bëjnë xhiron e botës

5 Mars 2019
19:13
Denis Hakanaj
back button

"U zgjova në 4 të mëngjesit për të ndjekur Napoli-Juventus, Insigne është një talent absolut. Penalltitë mund të gabohen. Napoli ka bërë një lojë të mrekullueshme për 45 minuta. Është e vështirë të humbasësh kur luan kështu, por ka ndodhur". 

Këto fjalë, që mendohet se janë thënë nga Andres Iniesta, po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale dhe po shpërndahen nga shumë tifozë të Napoli-t, të cilët kanë dashur të dalin në mbështetje të kapitenit Insigne pas penalltisë së gabuar kundër Juventus-it. 

Nata e së dielës është mbyllur në lot për yllin e Napoli-t, i cili është kritikuar nga disa tifozë në rrjetet sociale, por pjesa më e madhe e ka mbrojtur. Mes tyre ka qenë edhe një nga tre vëllezërit e tij, Marco, i cili ka përdorur pikërisht fjalët e Iniesta-s. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit