Insigne: Gattuso-Fiorentina, ja se çfarë më tha Rino mbi atë që ndodhi… E ardhmja ime? Do të flas me Napolin, por…

23 Qershor 2021
16:38
Telesport
back button

Lorenzo Insigne foli sot në konferencë për shtyp nga Media Center në Coverciano, tre ditë para ndeshjes kundër Austrisë në Wembley, Londër…

Midis shumë çështjeve të prekura, atij iu kërkua gjithashtu për ato që kishin të bënin me Gennaro Gattuso dhe kritikat dhe akuzat e marra kohët e fundit jashtë shtetit.

“Ne i dërguam njëri-tjetrit disa mesazhe, ai më tha se kanë ndodhur telashe. Por unë jam duke menduar për Kampionatin Evropian, ai është me pushime dhe nuk i bëj disa pyetje të caktuara”.

Në fund, ai foli edhe për të ardhmen e tij, duke qenë se ende nuk ka pranuar rinovimin dhe skadenca e kontratës po afron…

“Nuk është temë për të biseduar tani! Do ta bëj me klubin pas Europianit. Immobile më do te Lazio? Jo, jemi shokë por nuk është drejtori im sportiv”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit