Insigne, “pakt gjaku” me Napolin: Kam rilindur prej trajnerit Gattuso

4 Qershor 2020
12:08
Alfred Lleshi
back button

Grindje, dyshime…, të gjitha të harruara. Lorenzo Insigne është përsëri një nga siguritë e Napolit, gati të largohej pas ndalesës së detyruar të Covid-19, së bashku me kapitenin e tij, i cili së shpejti mund të nënshkruajë një “pakt gjaku” me “azzurri”.

Sulmuesi, që nga ardhja e Gattuso ka gjetur qetësinë dhe përqendrimin e duhur, që i kishte humbur në muajt e fundit të menaxhimit të Ancelotti. Një marrëdhënie që filloi mjaft mirë, por më pas u dobësua, sidomos në atë ndeshje ndaj Genk. Cikli i ri i është rikthyer vetëdijes, me Napolin dhe Insigne të gatshëm për të ecur së bashku drejt zonës europiane, Kupës së Italisë dhe supersfidës me Barçën.

“Që nga dita e parë që mbërriti këtu, Gattuso foli menjëherë me mua, më bëri të ndihem i rëndësishëm. Kjo ishte një gjë pozitive për mua. Unë kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të, kam rilindur prej tij”. Një gjë, sidoqoftë, nuk evitohej nga askush. Midis uljeve dhe ngritjeve, kushdo që të ulej në stolin blu, do ta vendoste Insigne në qendër të projektit. Mazzarri e nisi këtë, Benitez e kolaudoi, Sarri e lartësoi, Ancelotti e fuqizoi, Gattuso e rigjeneroi. Dhe sot, në moshën 29-vjecare, Lorenzo mund të thuhet se është i plotë në këmbët dhe në shpirtin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit