Insigne shpëton Napolin nga humbja ndaj Sassuolo-s

10 Mars 2019
19:54
back button

Napoli ka barazuar 1-1 ndaj Sassuolo-s dhe ishte Insigne ai që shpëtoi ekipin e tij nga humbja me golin e shënuar në minutat e fundit të takimit. 

Carlo Ancelotti ka përdorur rotacionin për ndeshje ndaj Sassuolo-s, pasi fokusi i tij ishte te ndeshja e së enjtes në Europa League. 

Callejon, Zielinski dhe Milik e nisën nga stoli, teksa në sulm ishte dyshja shtatshkurtër Insigne-Mertens. 

Ishin miqtë ata që kishin mundësitë më të mira për të shënuar gjatë pjesës së parë, por ato nuk u shfrytëzuan siç duhet. 

Pas pushimit, Domenico Berardi ka kaluar vendasit në avantazh dhe u duk sikur Sassuolo do ta fitonte ndeshjen. 

Megjithatë, Lorenzo Insigne kishte plane të tjera, ai ka barazuar gjithçka në minutat e fundit duke shpëtuar një pikë për Napolin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit