Insigne, video-mesazh për tifozin e vogël; që përlotet nga humbjet e Napolit

21 Janar 2020
9:48
Alfred Lleshi
back button

Të shtunën në mbrëmje, Napoli përjetoi momente të vështira. Entuziasmi i Fiorentinës zbuloi brishtësinë e skuadrës napolitane, e cila u mposht 2-0 nga golat e Chiesa dhe Vlahovic. Një tjetër zhgënjim për “San San Paolo” dhe në veçanti Marion e vogël, fëmijën e filmuar disa herë nga kamerat me lot në sy, për shkak të humbjes së ekipit të zemrës. Lorenzo Insigne, si një kapiten i vërtetë blu, dëshironte t’i dërgonte një mesazh tifozit të vogël, përmes një video jetë postuar në rrjetet sociale nga vëllai i tij:

“Përshëndetje Mario, dua t’ju uroj shumë ditë të mira. Më vjen keq, nëse filluat të qanit prej rezultatit, por ju premtojmë se nga këtu deri në fund do të kemi një kampionat të shkëlqyer dhe ju do të buzëqeshni përsëri me ne. Po të presim sërish në stadium. Përshëndetje dhe përqafime”. Premtimi i Insigne për tifozin e vogël është bërë publik, tani Napoli duhet të fitojë përsëri në fushë dhe jo më me fjalë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit