Insigne zgjodhi Toronto-n për një arsye: ja cila është

28 Qershor 2022
16:23
Denis Hakanaj
back button

Lorenzo Insigne është gati të nisë jetën e tij të re “kanadeze”. Ish-sulmuesi i Napoli-t ka zbarkuar në orët e kaluara në kanada ku do të nisë zyrtarisht aventurën e tij me Toronto-n.

Në fillim ka ardhur pritja e tifozëve, më pas edhe konferenca për shtyp në të  cilën është prezantuar para tifozëvë të rinj. Gjatë konferencës ka zbuluar edhe  arsyen e zgjedhjes për t’u transferuar te MLS:

“Pres me padurim që të vihem në dispozicion të shokëve të skuadrës dhe trajnerit. Kemi pak ditë që jemi këtu, por qyteti më ka lënë një përshtypje shumë të mirë mua dhe familjes time, për njerëzit dhe cilësinë e jetës.

“Na pëlqen shumë, jam pak i emocionuar sepse nuk kamq enë kurrë kaq larg Napolit. Ka qenë e vështirë të largohem nga Napoli, por kështu e ka jeta”, ka thënë Insigne.

“Kemi bërë një zgjedhje jete edhe për fëmijët e mi, shpresoj që të kenë një të ardhme të madhe. Shumë mendojnë se kam ardhur këtu për para, por ka qenë një zgjedhje e bërë kryesisht për gruan dhe fëmijët e mi, shpresoj që të kenë një të ardhme të madhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit