Inskenimi i pabesueshëm i tifozit të Tiranës / Pushtoi fushën, bëri sikur u dëmtua, pastaj nxori unazën nga xhepi dhe… Ajo mbeti pa fjalë (pamjet)

24 Dhjetor 2022
8:50
Alfred Lleshi
back button

Koleksioni i invadimeve të fushës gjatë një ndeshjeje futbolli është i pafund. Madje, shumë tifozë qysh në fillimet e tyre kanë sfiduar sigurinë e stadiumeve për të shkuar të përqafojnë idhujt e tyre në fushë, ose për t’i dërguar një mesazh botës.

Mirëpo, në këto orë në rrjetet sociale po qarkullon videoja kurioze e një djali dhe vrapimi i tij në fushë, që përfundoi keq. Ose kështu do të dukej pas sekondave të para. Ajo e djalit është në fakt e gjitha një inskenim.

Pas pushtimit të fushës, tifozi rrëshqet dhe bën sikur lëndon këmbën. Sigurimi (bashkëpunëtor) ndërhyn për ta ndihmuar dhe më pas në fushë futet edhe vajza. As koha për të mbërritur nuk mjafton, sepse shoku i saj i ulet në gjunjë për t’i dhënë një unazë.

Kërkesa për martesë është e suksesshme dhe gruaja e ardhshme pranon me mosbesim. Të gjitha me duartrokitjet dhe koret e tribunës në sfond. Ju do të pyesni ku paska ndodhur kjo gjë, që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave të botës? Në “Air Albania” të Tiranës, para derbit të madh të kryeqytetit, Tirana-Partizani.

Personazhi kryesor është një tifoz i bardhebluve, që e kishte sajuar gjithë skenarin në bashkëpunim me stjuardët, për ta realizuar për mrekulli aty në tapetin e blertë, ku mori dhe përgjigjen “po” nga partnerja, e cila në fakt mbeti disi e shokuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit