Instituti i Neymar ka një vit mbyllur, braziliani vazhdon të paguajë rrogën e 142 vartësve

17 Prill 2021
12:47
Denis Hakanaj
back button

Në Brazil dhe në Spanjë po flitet shumë për bujarinë e Neymar në këtë periudhë pandemie.

Ylli i Paris Saint-Germain, bashkë me familjen e tij, drejton një institut në Praia Grande (Sao Paulo) që kujdeset çdo ditë për rreth tremijë fëmijë dhe adoleshentë.

Megjithatë, Instituti Neymar Jr është mbyllur prej rreth një viti për shkak të pandemisë, por pavarësisht nga kjo, Neymar i paguan rregullisht rrogat dhe benefitet për 142 vartësit e institutit që arrijnë deri në 90 mijë euro në muaj.

“Instituti është mbyllur një vit më parë për shkak të krizës së krijuar nga Covid-19. Unë dhe familja ime po e mbajmë të gjithë strukturën, me 142 vartës që po i marrin të plotë rrogat dhe benefitet. E kemi bërë me paratë tonë”, ka thënë babai i Neymar, që një vit më parë e ka vënën Institutin në dispozicion të autoriteteve braziliane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit