Inter, 108 milionë euro për një goditje tjetër “alla Lukaku”

15 Tetor 2019
15:41
Denis Hakanaj
back button

Inter mund të realizojë një tjetër goditje të ngjashme me atë të Lukaku-t në merkato. Sipas “Corriere dello Sport”, zikaltrit mund ta realizojnë një operacion të tillë falë Perisic, Icardi dhe Joao Mario. 

70 milionë euro për Icardi-n, 20 për Perisic-in dhe 18 për Joao Mario. 108 milionë në total: kjo është shifra që klubi zikaltër mund  të arkëtojë brenda 30 qershorit të ardhshëm, nëse Paris Saint Germain, Bayern dhe Lokomotiv Moscow do të vendosin të ushtrojnë të drejtën për t’i blerë përfundimisht në fund të sezonit. 

Shitjet e mundshme të këtyre tre lojtarëve mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Inter-it, duke parë se do të buxheti për merkaton e verës së ardhshme do të rritej ndjeshëm dhe Marotta me Ausilio-n mund të realizojnë një tjetër goditje “alla Lukaku”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit