“Inter 2025”; rinovime dhe 4 goditje. Zhang dëshiron të hapë një cikël

15 Janar 2022
8:31
Alfred Lleshi
back button

“Inter, operacion 2025: rinovime dhe 4 goditje. Zhang kërkon të hapë një cikël”, – shkruan sot “Tuttosport”. E ardhmja është planifikuar për zikaltrit, është efekti i Superkupës. Zhang është gati të mbyllë drejtimin me rinovime deri në vitin 2025.

Synimi është gjithashtu rinovimi i Simone Inzaghi, i lidhur tashmë me Interin me një kontratë 2-vjeçare. Pastaj do të jetë koha për merkato. Në radarët e klubit të Interit janë 4 lojtarë: Bremer ose Luiz Felipe për mbrojtjen, Kostic ose Bensebaini për krahun e majtë, Frattesi për mesfushën dhe njëri nga Scamacca, Raspadori ose Thuram për sulmin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit