Inter apo PSG? Icardi zbulon të ardhmen dhe jep një mesazh për Lukakun

16 Tetor 2019
9:55
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-kapiteni i Interit, Mauro Icardi, mund të mos jetë shumë i pëlqyer në Milano, por kjo nuk e pengon atë të thotë fjalë të mira për Interin. I pyetur në lidhje me skuadrën italiane, ai shpreh vlerësimin maksimal dhe tregon se si do ta përjetonte një sfidë me zikaltrit. 

“Do të luaja në formën time më të mirë. Nëse hidhem në fushë, do të jap më të mirën për PSG-në. Këtë vit jam te PSG-ja. Qëllimi im është të bëj më të mirën me këtë fanellë. Në fund të kampionatit, nga maji ose qershori, ne do të shohim se çfarë do të bëj. Është ende heret për të menduar diçka të tillë. 

“Kampionati apo Championsi? Nuk e di, unë i uroj Interit më të mirën në çdo kompeticion. Kam ende shumë miq në Milano. Lukaku? Nuk e mendoj se po vuan. E nisi mirë duke shënuar disa gola menjëherë, më pas u dëmtua dhe kjo ndikoi dhe te kritikat. Nuk është e lehtë të luash në Itali”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit