Inter arrin marrëveshjen me mbrojtësin “in extremis”, rinovon me dy vite kontratën

6 Qershor 2023
11:03
Telesport
back button

Mbrojtësi holandez Stefan De Vrij ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Inter për të vijuar bashkëpunimin edhe për dy sezone të tjera. Kontrata e mëparshme mes tyre skadon më 30 ershor të këtij viti.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, palët kanë arritur marrëveshjen për ta shtyrë atë deri në vitin 2025. Zyrtarizimi i rinovimit do të bëhet pas finales së Champions League, që zikaltërit do të luajnë në Stamboll ndaj Manchester City.

De Vrij luan prej 5 sezonesh me Inter, që prej vitit 2018, duke qenë një nga titullarët e padiskutueshëm të këtij ekipi. Klubi zikaltër ka rënë dakord edhe për sa i përket aspektit financiar, që do të jetë i njëjtë me atë aktual.

De Vrij, 31 vjeç, me Inter ka fituar një titull kampion në Serie A, dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë të Italisë. Trajneri Inzgahi ka besim te përvoja e lojtarit, ndaj dhe ka kërkuar qëndrimin e tij tek Interi edhe sezonin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit