Inter-Atalanta, supersfida që vendos shumë për kreun e Serie A

8 Mars 2021
9:52
Alfred Lleshi
back button

Java e 26-të e Serie A do të karakterizohet nga ndeshje të mëdha. Jo vetëm Juventus-Napoli, por edhe Inter-Atalanta, e cila do të jetë vendimtare për kreun e klasifikimit, me të besuarit e Conte të parët në renditje. Interi është në krye të tabelës, pasi zgjeroi epërsinë e tij ndaj Milanit në gjashtë pikë. Arratisja e zikaltërve në fakt nisi pas fitores 2-1 kundër Parmës.

Atalanta arrin në ndeshjen e madhe kundër Interit në një moment të formës së artë. Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, të luajtur në “Gewiss Stadium”, u “firmos” barazimi. Golit të Lautaro Martinez, iu përgjigj Miranchuk me “rrjetën” e tij të parë në Serie A.

E gjithë skuadra është në dispozicion të Antonio Conte, i cili para Handanoviç pritet të vendosë mbrojtjen më të mirë të mundshme, të përbërë nga Skriniar, De Vrij dhe Bastoni. Hakimi dhe Perisic do të garojnë në distancë të plotë, në mes tyre do të shohim Vidal, Barella dhe Brozovic. Në stol ulet Eriksen. Po ashtu, Lautaro Martinez e dërgon Sanchez përsëri në stol. Argjentinasi kthehet në sulm me Lukaku.

Formacioni më i mirë i mundshëm për Gian Piero Gasperini, i cili gjithashtu kishte mundësinë të bëjë një rotacion kundër Crotone këtë javë. Muriel për momentin duket i paprekshëm në sulm, me njërin nga Duvan Zapata ose Ilicic në krah. Pessina i zakonshëm në mbështetje të tyre. Maehle dhe Gosens në krah, me De Roon dhe Freuler në mes të fushës. Romero komandon mbrojtjen, midis Toloi dhe Gjimshiti. Të padisponueshëm janë Hateboer dhe Sutalo.

Ja formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Lautaro Martinez.
ATALANTA (3-4-1-2): Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, D. Zapata.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit