Inter bën merkato në Katar, ja 4 emrat që Marotta ka vënë në shënjestër

29 Nëntor 2022
13:18
Telesport
back button

Drejtuesit e skuadrës zikaltër po ndjekin me interes Botërorin që po zhvillohet në Katar, ku po spikatin disa emra të rinj dhe interesantë për të ardhmen. Për këtë arsye, Beppe Marotta e stafi i tij, kanë nisur të interesohen për 4 futbollistë, që mund të jenë pjesë e Interit të së ardhmes.

I pari në listë është Marcus Thuram, që luan me kombëtaren e Francës, ndërkohë që është pjesë e ekipit të Borussia Monchengladbach, në Gjermani. Ndaj tij, Interim und të tentojë një blerje që në merkaton e janarit. Por sulmuesi 25-vjecar nuk është i vetmi që ndiqet nga drejtueasit e Inter.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, në listën e drejtuesve të Interit janë edhe argjentinasi Alexis Mac Allister, luan në formë huazimi me Boca Juniors si dhe amerikanët Yunus Musah e Tyler Adams. I pari luan në Spanjë me Valencia, ndërsa i dyti në Angli me Leeds. Për këta lojtarë do të bëhet një sondazh dhe do të shihet mundësia e transferimit verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit