“Inter, çfarë ndodhi me kanalet e mia porno?”

19 Janar 2019
20:01
back button

Në Venezuelë ekziston një shoqëri telekomunikacioni që ofron shërbimet e internetit dhe kabullit të stacioneve televizive, që quhet “Inter”. Me kalimin e kohës, ka patur mesazhe të panumërta të postuara nga përdorues të transmetuesit televiziv në adresë të “Inter”, por duke tag-uar në mënyrë të gabuar llogarinë spanjolle të klubit FC Internazionale.

Një gafë, të cilën edhe vetë Inter e ka përqasur në mënyrë shumë simpatike, nëpërmjet përgjigjeve ndaj përdoruesve të cilët ankoheshin për kanalet porno të transmetuesit venezuelian. Ishte pikërisht përgjigja ndaj një përdoruesi, që u shndërrua në virale: “He Inter, e dimë që je ti, çfarë ka ndodhur me kanalet e mia porno?”. 

E menjëhershme dhe gallatë përgjigja zikaltër: “I dashur Saul, besojmë se të shohësh të luajë Brozovic çdo javë, duhet të jetë e mjaftueshme për të zgjidhur problemin tënd”. Po aq simpatike edhe përgjigja ndaj një tjetër përdoruesi: “Pranojmë ndjesën tënde. Në këmbim, të ftojmë të shohësh konferencën e sotme për mediat të Luciano Spalletti. Zgjat vetëm një orë e gjysmë”, ishte përgjigja ironike e klubit zikaltër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit