Inter-Conte, 4 kushtet për të vazhduar bashkë!

2 Gusht 2020
19:50
Telesport
back button

Ka ende shanse për të ndrequr raportin mes Contes dhe Interit por ekziston edhe nevoja për të sqaruar dhe gjetur një pikë takimi. Në vijim të shpërthimit të ashpër të Antonio Conte kundër klubit, Inter reflekton në fjalët e trajnerit të tij dhe është gati të ulet rreth një tryeze për të diskutuar sesi të fillojë përsëri gjithçka, raporton “Corriere.it”.

Inter nuk do të ndryshojnë trajnerin dhe Conte nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Por gjatë përballjes me krerët e klubit, trajneri do të vërë në pllakë katër kushte për të ecur përpara së bashku dhe për të minuar kurorën e Juventusit vitin e ardhshëm.

1) Objektiva të qartë
2) Një merkato pa propozuar lojtarët për të dobësuar ekipin
3) Duke pasur një strukturë që ecën në të njëjtin drejtim
4) Vendosja mënjanë e personalizmave

Disa kushte duken të pranueshme, të tjera më pak. Fakti është se për momentin nuk duket të ketë një kthesë në horizont, por nevojitet një sqarim i cili do të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit