Inter, Eriksen shpreson për të tjerë

21 Shkurt 2020
1:02
back button

Goli i parë si zikaltër për Christian Eriksen, që kaloi Inter-in në avantazh në sfidën ndaj Ludogorets, të fituar nga italianët me rezultatin final 2-0.

Danezi i ka besuar të gjithë gëzimin e tij profilit personal në rrjetin social “Instagram”, ku pas fitores së vlefshme për Europa League ka festuar njëherësh edhe +2 mln ndjekës.

“Shpresojmë të jetë vetëm i pari mes shumë golave. Një rezultat i parë i mirë, tashmë edhe një ndeshje tjetër për të vijuar përpara. Dhe faleminderit të gjithë juve për 2 milionë ndjekës këtu në Instagram”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit