“Inter është treguar shumë i butë me Icardi-n, të isha unë nuk do ta lejoja të shkelte në ‘San Siro’”

19 Mars 2019
22:53
back button

Massimiliano Mirabelli mendon se Inter është treguar shumë i butë me Mauro Icardi-n. 

Mirabelli e njeh mirë Icardi-n, pasi ka qenë shefi i skautëve tek Inter përpara se të bëhej drejtori sportiv i Milan në verën e 2017, megjithëse aktualisht 49-vjeçari është i papunë. 

“Mendoj se Icardi është një lojtar i madh dhe një djalë shumë i mirë, por nuk mendoj se ka lojtar që është më i madh se klubi, sidomos kur vjen puna tek Inter, që ka miliona tifozë.

Unë do të isha treguar më i ashpër se Inter. Jo vetëm që do t’i hiqja shiritin e kapitenit, por nuk do ta lejoja të shkelte në San Siro. 

Jam dakord me Marotta-n. Wanda? Me atë do të mbaroja punë për 5 minuta. Roli i saj i trefishtë si nënë, grua dhe agjente ka shkaktuar probleme të mëdha. 

Pastaj janë edhe paraqitjet e saj në televizion. Nuk do të kisha përdorur një grusht të hekurt, do të isha treguar akoma më i keq.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit