Inter, fiksohet takimi Zhang-Conte. “Ja çfarë do të kërkojë. Dhe është e vështirë që…”.

7 Gusht 2020
19:30
Denis Hakanaj
back button

Tani duhet menduar për Europa League, më pas do të shihet.

E ardhmja e Antonio Conte-s tek Inter-i mbetet e pasigurt dhe do të mësohet vetëm pas ballaqimit me presidentin Steven Zhang në fund të sezonit.

E përditshmja italiane Il Giorno ka shkruar se:

“Conte do Europën sepse një fitore është një fitore, por jo vetëm. Do t’i jepte më shumë forcë në momentin e ballafaqimit në fund të sezonit me Steven Zhang, inë të cilin do të marrin pjesë edhe drejtuesit e tjerë të klubit”.

“Marotta dhe Ausilio do të jenë të pranishëm dhe ka shumë mundësi që të japin mendimin e tyre në lidhje me deklaratat e teknikut, ndërsa Conte do të nënvizojë disa aspekte të sezonit që nuk i ka zbuluar para mikrofonave, por që nuk i kanë pëlqyer aspak”.

“Ka shumë mundësi që trajneri të kërkojë, pavarësisht nëse fiton Europa League ose jo, që të dëgjohet më shumë për sa i takon merkatos dhe të mbrohet më shumë nga sulme të caktuar që i gjykon se janë më shumë kritika”.

“Nga ana tjetër, duket e vështirë që Zhang t’i japë një rol ‘alla Ferguson’. Nëse marrëdhënia mes Conte-s dhe Marotta-s po kalon një moment të vështirë, ajo mes Marotta-s dhe Ausilio-s është shumë e fortë”.

“Aq sa administratori i deleguar e ka vlerësuar publikisht drejtorin sportiv për menaxhimin e mirë të negociatave për Hakimi-n”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit