Inter fiton, Cassano kthehet të kritikojë Conte-n

4 Maj 2021
15:01
Denis Hakanaj
back button

Inter ka fituar titullin në Serinë A katër javë para fundit të kampionatit.

Megjithatë, kritikat ndaj zikaltërve nuk mungojnë. Një nga këto ka ardhur nga Antonio Cassano, i cili nuk është aspak entuziast nga loja e shprehur nga skuadra e Conte-s.

“Titulli i Inter-it është i merituar, por për mendimin tim nuk luan aspak mirë. Nuk më pëlqen sistemi i lojës. Kështu e mendoj edhe tani që e kanë fituar titullin”, ka thënë ish-sulmuesi në Tëitch.

“Zikaltrit nuk bëjnë presing dhe mbrohen në 30 metrat e fundit. Janë të mërzitshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit