Inter, gati dy operacione të tjera “alla Lautaro”

4 Prill 2020
20:41
Denis Hakanaj
back button

Operacioni që ka dërguar Lautaro Martinez tek Inter-i në verën e 2018-ës ka qenë sigurisht shumë i goditur, Demi, në fakt, është një nga sulmuesit më premtues të panoramës europiane.

Klubi zikaltër, tani, është vënë në kërkim të operacioneve të tjera të ngjashme dhe, siç ka bërë të ditur Calciomercato.com, ka vënë në shënjestër dy talente argjentinas.

Emri më i nxehtë është sigurisht ai i Lucas Martinez Quarta, qendërmbrojtës i datëlindjes 1996 i Rover Plate. Nuk është një rastësi që zëvendëspresidenti Javier Zanetti i ka thurur elozhe duke konfirmuar interesimin e zikaltërve. Dhe nuk është një rastësi që mbrojtësi argjentinas është i mësuar  të luajë edhe në një vijë mbrojtëse me 3, e njëjta që përdor Conte.

Milanezët duan të përforcojnë edhe repartin e sulmit. Për ta bërë këtë, ata kanë vënë në shënjestër Thiago Almada, një nga talentet më premtues. Inter e ndjek prej kohësh fantazsitin, por duhet të bëjë llogaritë me Pep Guardiola-n dhe Manchester City-n e tij, që kanë bërë gati një shumë të rëndësishme për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit