Inter gati të marrë “fiksimin” e Contes, oferta e parë është 23 milionë euro!

13 Dhjetor 2019
16:53
back button

Antonio Conte kërkon të ketë në ekip përsëri një lojtar që edhe tre vite më parë e kërkoi me ngulm. Në atë kohë Chelsea ia plotësoi dëshirën dhe e bleu Marcos Alonson nga Fiorentina.

Spanjolli ishte një ndër lojtarët kryesorë të Chelseat me Conten në stol, ndërsa tashmë me Lampard e ka humbur vendin e titullarit. Si shpëtim për Alonson duken se kërkon të vijë përsëri trajneri italian.

Numri një i stolit zikaltër i ka kërkuar drejtuesve të klubit të sjellin në “San Siro” mbrojtësin dhe Marotta & Co kanë nisur të lëvizin shumë shpejt. Oferta e parë në drejtim të Chelsea është prezantuar siç raportohet në mediat italiane, ku thuhet se oferta është huazim për 3 milionë euro me të drejtë blerje për 20 milionë euro të tjera.

Tashmë, gjithçka është në dorë të londinezëve, të cilët duhet të ulin pretendimet e tyre për 30 milionë euro, nëse duan që ta shesin Alonson. Ekip tjetër në garë është edhe Atletico, por edhe madrilenët kanë bërë të njëjtën ofertë, pra huazim me të drejtë blerje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit